Home / Kryesore / Digjet flamuri grek në Prishtinë, incidenti shkakton “trazira” mes qeverive

Digjet flamuri grek në Prishtinë, incidenti shkakton “trazira” mes qeverive

Të enjten në mbrëmje tifozët e klubit të futbollit të Gjilanit, “Ultras Skifterat”, dogjën flamurin grek pas humbjës në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Evropës me ekipin nga Qipro, “Apoel”.

Ndaj këtij veprimi reagoi të premten ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duke e dënuar fuqishëm djegien e flamurit të Greqisë në një nga sheshet e Prishtinës.
Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilit do shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, thuhet në komunikatë duke iu referuar ministres Meliza Haradinaj Stublla.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhej gjithashtu se“pret që organet e rendit të reagojnë shpejt dhe të vendosin para drejtësisë autorët e këtij akti, pasi konsideron se shprehja e pakënaqësisë duke djegur flamurin e një vendi në një ndeshje sportive, është akt i shëmtuar dhe në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet e përqafuara nga populli i Kosovës, si shoqëri demokratike”.
Grupi i tifozëve “Ultras Skifterat” nga Gjilani bëri të ditur të premten nëpërmjet një reagimi të publikuar në Facebook se:“akti i grupit tonë erdhi si pasojë dhe përgjigje e veprimeve të tifozerisë qipriote të cilët vazhdimisht në ndeshjet e tyre paraqesin parulla kundër Kosovës dhe mesazhe prosllave në stadiumet e tyre! Të gjithë ata që na gjykuan për këtë akt le të kursehen për flamurin e rradhës!”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe klubi i futbollit Gjilani, i cili përmes një komunikate dënoi aktin e ndërmarrë nga një grup tifozësh.

“Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më popullor në botë, e aq më pak tek ne si komb që duhet të jemi shembull i mikpritjes e ekspeditave në vendin tonë”, thuhet në reagimin e klubit.

Policia e Kosovës ka thënë se është duke e mbledhur prova rreth rastit të djegies së flamurit të Greqisë në Prishtinë.

“Në këtë fazë jemi në kompletim të raporteve, deklaratave dhe grumbullim të provave dhe pas mbledhjes së informatave dhe provave në bashkëpunim me prokurorin do të trajtohet rasti”, njofton policia.

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 9 =