Home / Opinion / Diferenca mes Koci beut dhe Koci Xoxës!

Diferenca mes Koci beut dhe Koci Xoxës!

Hasan Bello

Koci beu ishte nje shqiptar nga Korca, i cili u rekrutua si devshirme ne fillim te shek.XVII duke sherbyer si keshilltar dhe nenpunes i larte i shtetit osman prane sulltan Ahmetit I (1603), Mustafait (1617-1622), Osmanit II (1618), Muratit IV (1623) dhe Ibrahimit (1640). Ne vitin 1631 dhe 1641 me kerkese te sulltanit, Koci beu do te hartoi dy broshura lidhur me shkaqet e dekadences se Perandorise Osmane dhe rruget e shpetimit te saj. Ai ka analizuar me kujdes degradimin e sistemit ushtarak, ekonomik, politik dhe financiar; nenpunesit e korruptuar e pertace, marrjen e ryshfetit publikisht, shitjen e pozitave te larta etj, etj. Per kete arsye, ai do te quhet edhe Montesquie i shtetit osman, ndonese ishte bashkekohes me te dhe pak dekada pas Makiavelit. Sidoqofte, emri dhe vepra e tij ka hyre ne literaturen boterore dhe eshte perkthyer ne te gjitha gjuhet me te njohura te botes. Prandaj edhe sot kur fillohet studimi i dekadences se Perandorise Osmane, gjithmone historianet i referohen vepres se Koci beut, i cili, sipas biografeve erdhi dhe vdiq ne vendlindje e tij ne Korce. Por nga Korca disa shekuj me vone do te vij ne jete edhe Koci Xoxe. Komunist, e pas LDB minister i Puneve te Brendshme dhe zevendeskryeminister; i rekrutuar gjithashtu nga nje shtet fqinje, vegel qorre e Jugosllavise dhe ministrit te saj te Brendshem, Rankovicit. Gjate karrieres se tij ai shquhet per birucat “e Koci Xoxes”, torturat dhe vrasjet pa gjyq, duke i sherbyer dy padroneve, njerit ne Beograd dhe tjetrit ne Tirane. Pyes veten, si ka mundesi? Qe te dy Koci, qe te dy nga Korca, njeri shpeton perandori, tjetri gropos vendin e tij…

Check Also

Trumpi: Gjenial apo Luftënxitës?

Sebastan Zonja Për shekuj të tërë ka qenë Europa që ka shkuar në pjesët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × one =