Home / Kryesore / Dielli zëvendësohet nga vranësirat/ Mësoni surprizat e motit për ditët në vazhdim

Dielli zëvendësohet nga vranësirat/ Mësoni surprizat e motit për ditët në vazhdim

Gradualisht muajit Shtator po i vjen fundi dhe pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.

Për ditën e sotme vendi do të dominohet përsëri nga moti i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesitës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta mbi relievet e larta malore.

Më pas nga dita e Martë deri ditën e Premte pritet të dominoi moti me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Check Also

COVID-19 ‘infekton’ institucionet arsimore të Pogradecit, mbyllet një kopsht, mësues të infektuar në dy gjimnazet e qytetit

POGRADEC COVID_19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit. Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 8 =