Home / Opinion / “Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Britanike.”

“Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Britanike.”

Nga Sebastian ZONJA-
Për perandorinë britanike, e cila ka pasur shtrirjen më të madhe në historinë e njerëzimit, kanë thënë shprehjen: “Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Britanike.” Sipërfaqja që ajo qeveriste ishte mbi 13 milion kilometra katrorë, në të gjitha kontinentet. 23 % të botës ajo e kishte nën sundim, në kulmin e lulëzimit të saj, në vitin 1922. Kjo perandori ishte e fundit që ra, në 1997-ën, me dorëzimin e kolonisë së Hong Kong-ut, Kinës. Popujt imperialë si britanikët, amerikanët, francezët, rusët etj. udhëheqin.
Studimet për kolonializmin kanë zënë një pjesë të rëndësishme të filozofisë perëndimore në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Pikërisht mbi këtë kontribut filluan edhe lëvizje të gjera për të drejtat anekënd perëndimit. I bardhi ishte më superior ndaj të ziut. Pse? Madje ta arsyetonin edhe me fe se pse ishin më të mirë të bardhët se ata me ngjyrë.
Ndërsa në Shqipëri gjithnjë ngjizet si tymnajë një debat Lindje – Perëndim, dhe fillon kudo shprehja e poetit kombëtar Naim Frashëri se për shqiptarët dielli lind në Perëndim.
Rusia është në Lindje. A është po aq europiane sa Parisi?
Pse Stambolli nuk është po aq europian sa është Budapesit?
A do të ishte më e fortë Europa nëse integronte në vete edhe myslimanët e Turqisë dhe ortodoksët e Rusisë?
Këta që e kanë në majë të gjuhës shprehjen e bukur të Naimit për kohën e vet, ngjajnë si ata që në kohë të komunizmit të linçonin për anti-sovjetik e sot për anti-amerikan. Komunizmi ka rënë si formë politike, por jo si sistem mendimi. Thjesht po kërkojnë padronin e radhës. Dikur e kishin në Lindje, sot e kërkojnë në Perëndim, nesër në Pekin.
17
5 komente
Pëlqej

Komento
Ndaj

Check Also

Përse një Kupi votoi Edi Ramën?

Nga Vangjel SAKO – Nëse në diktaturë emri i Abaz Kupit shikohej me neveri nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =