Home / Kryesore / Dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhet Koordinatori Shtetëror

Dialogu Kosovë-Serbi, zgjidhet Koordinatori Shtetëror

Dialogu me Serbinë është një nga çështjet më të nxehta të momentit, përfundimi i të cilit do të ketë një rëndësi madhore në vend.

Skënder Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialogun.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 Korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skënder Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në lajmërim.

Koordinatori për dialogun, më këtë rast Skender Hyseni, pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit. Detyrë e këtij këshilli, i cili u formua në fillim të korrikut, do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hyseni gjithashtu pritet të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Siç u paralajmëruar nga kryeministri Avdullah Hoti të Hënën, koordinatori shtetëror do të punojë edhe në “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.

Check Also

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − eleven =