Home / Aktualitet / Dhunimi i aktivistes së PD-së, Presidenti Meta i drejton thirrjen urgjente Prokurorisë dhe SPAK-ut

Dhunimi i aktivistes së PD-së, Presidenti Meta i drejton thirrjen urgjente Prokurorisë dhe SPAK-ut

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje urgjente Prokurorisë dhe SPAK-ut që të hetojnë dhunën e ushtruar ndaj aktivistes së PD-së në Divjakë, Elsa Bita.

“I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.

Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim.

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian.”, shkruan Presidenti Meta.

Check Also

Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë

Nga Christopher WALKER & Jessica LUDWIG *- Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 2 =