Home / Lajmi Fundit / NJOFTIM/ Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon tryezën e diskutimit “Fuqizimi i Regjistrave të Biznesit

NJOFTIM/ Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon tryezën e diskutimit “Fuqizimi i Regjistrave të Biznesit

Njoftim për mediat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, organizojnë më 27 qershor 2018 në Tiranë tryezën e diskutimit “Fuqizimi i Regjistrave të Biznesit”.

Ky takim organizohet në kuadër të programit Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi 2014/2020.

Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, sipas Instrumentit të Asistencës së vendeve para-Aderimit (IPA II)

Pse duhet një regjistër?
Projekti trajton sfidat kryesore të koordinimit mes Regjistrave Evropianë të Biznesit si një faktor kyç për një mjedis të përbashkët kontinental të biznesit, që sjell harmonizim administrativ, siguri legale, transparencë dhe konkurueshmëri të biznesit. Kështu, regjistrat e biznesit nga 26 vende të BE, krijuan Regjistrin Evropian të Biznesit, një rrjet i këmbimit të eksperiencave dhe i harmonizimit të regjistrave kombëtarë evropianë të biznesit. Përveç kësaj, direktiva e parë e Këshillit Evropian (9 mars 1968) mandaton vendet e reja anëtare për regjistrin qendror të biznesit, me disa kritere të përbashkëta. Sot vendet në proces para-aderimi në BE (si për shembull Shqipëria e Mali i Zi) nuk e kanë zgjidhur ende këtë cështje dhe po kryejnë debat legjislativ për të; nëse asgjë nuk ndodh, pas pranimit të tyre formal ato do të duhet të realizojnë përpjekjen e madhe për ndërlidhjen e menjëhershme me të gjitha standardet e BE. Këto mësime do t’i vijnë në ndihmë vendeve të reja të BE, teksa ato nisin punën në arritjen e regjistrave elektronikë të biznesit konform BE [direketiva e Bankës Botërore, “Zbatimi i Shërbimit të Regjistrave Elektronikë të Biznesit (e-BR)”, 2007].

Çfarë synohet për sipërmarrjen shqiptare?
1) Forcimi i kushteve dhe kuadrit për rritjen e konkurreushmërisë së bizneseve;
2) Ngritja e rrjeteve e organizatave të mbështetjes së biznesit, dhe promovimi i bashkëpunimit në institucionet publike;
3) Zhvilimi i kapaciteteve dhe skemave të trajnimit për ndërkombëtarizimin e bizneseve të vogla e të mesme.

Në rezultatet e pritura janë ndërhyrjet për përmirësimin e kuadrit ndër-kufitar dhe elementëve që ndihmojnë konkurueshmërinë e bizneseve. Regjistrat e përbashkët të biznesit do të ndihmojnë kuadrin ndërkufitar dhe faktorët që ndihmojnë konkurueshmërinë e bisneseve. Me këtë platformë bizneset e ndodhura në Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi do të shtojnë ndërkombëtarizimin e tyre me mundësinë e aksesit në tregje të reja, hapjen e kanaleve të reja të komunikimit dhe marrjen e trajnimeve specifike. Masat do të reflektohen në një numër të madh ndërmarrjesh që do të marrin mbështejte jo-financiare dhe në numrin e organizatave në mbështetje të biznesit. Për më tepër, përmirësimi i 3 regjistrave të biznesit do të forcojë mjedisin e biznesit me aksesin e shpejtë në informacion, me transparencë e saktësi në të dhënat, duke reduktuar kostot e duke forcuar efiçencën e bizneseve, si një mjet i mirë për mbikqyrjen e tregut, monitorimit të biznesit e konkurueshmërisë.

Check Also

Meta insiston: I vërtetë lajmi i sizmologut grek për tërmetin apokaliptik (VIDEO)

  Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon që t’u qëndrojë deklarimeve ku paralajmëronte se Shqipëria do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − five =