Home / Aktualitet / Dhjetëra të lënduar në Kanë pas thirrjes së rreme për të shtëna

Dhjetëra të lënduar në Kanë pas thirrjes së rreme për të shtëna

Dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar pas një raportimi të rremë për të shtëna i cili shkaktoi panik në rrugët e Kanës.

Të paktën 43 persona kanë marrë plagë të lehta nga incidenti, ndërsa disa të tjerë janë dërguar në spitalin qendror të Lamës.

Nga videot e postuara në rrjetet sociale duken qytetarë që vrapojnë të trembur në qytet si dhe forca të shumta policore.

Kishte njerëz që vraponin dhe bërtisnin në panik ndërsa disa janë rrëzuar”, tha një dëshmitar për AFP.

“Nuk ka pasur të shtëna në Kanë, por një çmenduri kolektive pasi dikush bërtiti për të shtëna”, shkroi në Twitter kryetari Bashkisë David Lisnard.

“E gjithë kjo ngjarje tregon shumë për gjendjen e tensionit në shoqërinë tonë”, tha Lisnard.

Të paktën 83 forca zjarrfikëse iu përgjigjën incidentit në “Boulevard de la Croisette”, të Hënën në mbrëmje./EN

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =