Home / Foto lajme / Dhjetë vullkanet "e fjetur", më të rrezikshme në botë  

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Dhjetë vullkanet "e fjetur", më të rrezikshme në botë  

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”41923″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Pas më shumë se 400 vjetësh gjumë, befas bjeshka Sinabung e Indonezisë u zgjua me një shpërthim, i cili zhvendosi më shumë se 30.000 njerëz. Kjo ndodhi  pesë vite më parë duke qenë dhe vullkani më i fundit i zgjuar befasisht. Mirëpo a ka vullkane të tjera që mund të bëjnë të njejtin zgjim? Kush janë më të famshmit e derisotëm?

Vezuvi

Është njeri prej tyre. Vullkani aktiv afër Gjirit të Napolit në Italinë Jugore ka shpërthyer më shumë se tridhjetë herë. Shpërthimi më i famshëm i tij ka ndodhur në vitin 79 para erës sonë, kur lava e pluhuri disaditësh mbuluan qytetet Pompei dhe Stabia. Por Vezuvi ka patur edhe zgjime të tjerë, ndër shekujt e vitet pasardhëse.

 Krakatoa

Në vitin 1883, vullkani në ishullin indonezian Krakatoa shpërtheu me 13.000 herë më shumë fuqi se një bombë atomike. Zhurma e shpërthimit thuhet se është dëgjuar mijëra kilometra larg deri në ishujt e bregut lindor të Afrikës. Qindra njerëz vdiqën edhe në Sumatrën fqinje nga zjarri dhe cunamit e mëvonshëm.

 Shën Helena

Vullkani i Shën Helenës ishte duke u bërë gati të shpërthejë gati dy muaj para se të shpërthente, e të mos përmendim 120 vitet e gjumit të tij. Derisa po pritej shpërthimi i tij, mënyra se si ndodhi ishte tërësisht e paparashikueshme. Në orën 08:32 më 18 maj të vitit 1980 një tërmet prej 5.2 shkallësh nxiti shpërthimin, i cili shkatërroi pjesën veriore të vullkanit dhe e lëshoi si një ujëvarë lave, e cila gjuante hi dhe gurë të nxehtë 20 kilometra lartë me shpejtësi prej së paku 450 km në orë. 75 njerëz kishin humbur jetën.

 Tambora

Indeksi i shpërthimit vullkanik shkon deri në shkallën 8. Në atë shkallë shpërthimi i vitit 1815 i vullkanit Tambora arriti shkallën shkatërruese numër shtatë. Shpërthimi ndodhi në ishullin Sumbava (atëkohë koloni e Holandës tani në Indonezi) dhe e errësoi rajonin, por efektet e tij ishin gjithçka tjetër përveç të izoluara. Dhjetëra mijëra njerëz kishin humbur jetën nga shpërthimi apokaliptik, cunamit e mëvonshëm, uria pasuese dhe sëmundjet.

 Mauna Loa

Është e përshtatshme që një shtet i krijuar nga një varg i ishujve vullkanikë të jetë vendi i vullkanit më të madh. Mauna Loa gjendet në ishullin e madh të Havait. Prej vitit 1843, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë, për herë të fundit në vitin 1984. Me 90 kilometra gjatësi dhe me 45 gjerësi Mauna Loa është vullkani më i madh në Havai.

 Eijafjallajokull

Një re e madhe hiri e vullkanit të Islandës përshkoi qiellin evropian, duke mbyllur aeroporte për ditë të tëra. Në tërë globin njerëzit e mallkojnë vullkanin sepse shumë pak prej tyre mund ta thonë emrin e tij. Dhe pavarësisht niveleve të larta teknologjike, zotësia e njeriut është treguar të jetë e kotë përballë një reje hiri, e cila i ka kushtuar industrisë ajrore më shumë se një miliardë dollarë.

 Pele

Vulkani Pele, i cili është 1.375 metra i lartë në ishullin Martinik, shpërtheu dhunshëm në maj të vitit 1902, duke mbytur kështu gati 30 mijë njerëz. Katastrofa ishte aq shkatërruese sa që fjala pelean përdorej për të përshkruar atë lloj të veçantë të shpërthimit të hirit dhe gazit

 Thera

Para 3.500 vitesh, një ngjarje e proporcioneve të kataklizmës goditi mediteranin. Vullkani Thera (më vonë i njohur si Santorini në Greqi) shpërtheu me një fuqi katër deri pesë herë më të madhe se fuqia shpërthyese e vullkanit Kratakoa në vitin 1883 dhe kishe lënë një gropë të madhe në ishullin e Egjeut dhe kishte shkaktuar valë tronditjeje, sipas historianëve, do të jehonin edhe për shekujt e ardhshëm.

 Nevado del Ruiz

Shpërthimi ishte i vogël – në terme vullkanike, duke prodhuar vetëm 3% të hirit që kishte shpërthyer nga vullkani Shën Helena në vitin 1980. Në vend të hirit, ishin rrëshqitjet e baltës ato që e bënë shpërthimin e këtij vullkani në Kolumbi në vitin 1985 shpërthimin numër dy më vdekjeprurës të shekullit të 20-të dhe numër katër në historinë e shkruar.

 Pinatubo

Kur shpërtheu vullkani Pinatubo në vitin 1991, sasia e hirit sulfurik të cilën e dërgoi në stratosferë uli temperaturën tokësore për 1 shkallë Fahrenhajt për dy vitet e ardhshme. Nuk kishte shpërthyer për gjashtë shekuj, pra kishte shumë gjëra për të zënë. Derisa shpërthimi rezultoi me 7000 të vdekur, shumë shkencëtarë e parashikuan shpërthimin dhe shpëtuan jetët e 5000 njerëzve.

[/vc_column_text][vc_single_image image=”41924″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Rama: Paketa ekonomike do të zgjerohet/ Nuk do paguani taksë nëse e keni dyqanin e mbyllur

Taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19 nuk do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 5 =