Home / Editorial / DHEMBJE DIMRI…

DHEMBJE DIMRI…

Nga Zija ÇELA-

Tamtamet që bien i dëgjoj. Nuk janë gjithnjë herët kambanat. Ata që kanë veshë brofin më këmbë, gogësijnë si gjithnjë mjeranat.
E ndiej si në shkallet e Hierarkive gjëmon kori servil dhe si neper panele durimi s’ka ma vlere, kur sheh te behet balte dinjiteti dhe nderi qenërisht te hidhet ne ere.
E dashur, kostumin e blertë prej bari po vesh dhe në këtë jetën rrokadreq, një rrokadreq që s’mund ta ndreq, me këmbët e mia po shkoj vetë në varreza.
Madje as dua te ta fsheh. Shkoj pa brengë e peng për ty. Në kaosin e betejave për rraqe, unë që të mora me vete në luftën idiote per Parime, të lë krejt të lirë në paqe.
Dhe mos harro, është paqja më e sigurt, por njëkohësisht më e ndyra. Një pritje pezull gjithandej, kudo amullì. Paqja e minjve të hirtë që, ndonëse hiqen trima, dhjamosen vazhdimisht pa dalë kurrë nga vrima.

*Shkrimtar, Nderi i Kombit

Check Also

Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës..

Nga Dhimitër ANAGNOSTI-  Regjisor/ Nderi i Kombit Dikur, diku kam shkruar: ” në pleqëri njeriut i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 10 =