Home / Kronike / Detajet e reja për vrasjen e shoferit të Xhafajt: Prokurori sekuestron kameran e Gardës

Detajet e reja për vrasjen e shoferit të Xhafajt: Prokurori sekuestron kameran e Gardës

Hetimet e para për ngjarjen e rëndë, ku Shkelzen Qordja, shoferi 31-vjecar i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i pajetë brenda makinës, kanë nisur me mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se pistë e parë e hetimeve është ajo e vetëvrasjes, por po hetohet edhe në pista të tjera. Gjithcka do të zbardhet pas autopsisë.

Prokurori Albert Demirneli, ka urdhëruar që të sekuestrohet serveri i kamerave të sigurisë së Gardës. Nga keqyrja e tyre do te verifikohet orari kur ka hyrë ne ambinetet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, i shoqëruar, me makinë, apo në këmbë.

Mësohet se ai u gjet u pajetë në orën 09:30 të mëngjesit, por nuk dihet ende se kur ka ndodhur ngjarja.

Shoferi i Xhafajt, me plumb në kokë brenda makinës. Dyshohet se ai…

Dyshimet e para lidhur me ngjarjen e rende te mengjesit te sotem, kur punonjesi i Gardes me detyre shofer i ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj u gjet i pajete brenda makines, jane per nje vetevrasje te mundshme.

Gardisti me emrin Shkelzen Qordja eshte shofer i ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafajt.

Burime per “Panorama” bejne me dije se viktima ka sherbyer prej 15 vjetesh si shoferi i tij. “Efektiv i gardes me detyre shofer i Ministrit te Brendshem”- bejne me dije burimet.

Fakt qe e konfirmoi zyrtarisht edhe Garda e Republikes me nje njoftim per ngjarjen ne fjale.

Sipas te dhenave te para mesohet se brenda automjetit eshte gjetur edhe nje arme tip pistolete.

Thuhet se ate e kane gjetur te pajete koleget dhe dyshimet e para jane per nje vetevrasje, madje kjo eshte nje nga pistat ne te cilen po heton policia.

Pas ngjarjes pati te dhena kontradiktore nese ai ishte apo jo ne detyre, por ministria e Brendshme sqaroi zyrtarisht se viktima nuk ka qene i pezulluar, pra ka qene ne detyre.

Check Also

Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni

Nxënësja 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, është zhdukur nga dita e premte. Qe nga data …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + three =