Home / Aktualitet / DETAJET/ Artan Hoxha: “Vrasja e biznesmenëve në Laç u bë me porosi!”

DETAJET/ Artan Hoxha: “Vrasja e biznesmenëve në Laç u bë me porosi!”

Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e dyfishtë të dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç duke thënë se nuk ishte rastësi.

Sipas tij, pas Eduart Lamaj që është autori kryesor i dyshuar i vrásjes fshihen disa porositës që nuk janë identifikuar ende, të cilët shkuan për tjetër kënd.

“Ngjarja e Laçit vazhdon të jetë një ngjarje në hetim i rëndësishëm. Ka të tjerë në kërkim. Ende nuk janë identifikuar porositësit.

Është një ngjarje që është bërë me porosi. Autorët kanë hyrë në këtë histori për tjetër kënd”, tha Artan Hoxha për Abc News.

Ndërsa për ngjarje të tjera të bujshme në vend si vrasja e Biberaj dhe Jan Prengës, Hoxha i lidhi me porosi duke thënë:

“Vrasja e Biberajt në Tropojë, hetimet janë sabotuar. Edhe ajo është ngjarje me porosi.

Ngjarje e Rrëshenit, ka dyshime që vrasësi ka ardhur nga jashtë por ka dyshime që janë forca komando në Shqipëri.

Te Jan Prenga, prokuroria po kërkon të djegë kohën e vetë.”

Check Also

“Vjeshta ka trokitur”, Tritan Kalo: Tendencë rizgjimi të rasteve me COVID-19, por…

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen me një mesazh për qytetarët shqiptarë, ndërsa paralajmëron …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =