Home / Kronike / Kronike / Detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçares/ Babai bëri planin, vëllai e ekzekutoi me plumb në kokë

Detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçares/ Babai bëri planin, vëllai e ekzekutoi me plumb në kokë

Dalin detaje nga vrasja e 23-vjeçares Eglantina Buci në vitin 2012.

Mësohet se vrasjen e kishte planifikuar babai i vajzës, ndërsa ekzekutimin e bëri i vëllai.

Ai e ka marrë të motrën nën kërcëniminn e armës dhe e ka dërguar në Malin me Gropa, ku edhe e ka vrarë me një plumb në kokë.

Pasi i mori jetën, i vëllai është larguar në vendngjarje dhe trupin ia ka lënë atje. 4 ditë më vonë babai dhe vëllai mostër shkuan dhe morën trupin e pajetë të së resë dhe e groposën 500 metra më tutje.

Eshtrat e 23-vjeçares u gjetën një muaj më vonë nga një gjuetar, i cili njoftoi edhe autoritetet pasi pa se kafshët e egra i kishin nxjerrë në sipërfaqe.

Kjo vrasje u zbardh nga policia 8 vite pas vrasjes makabre, ndërsa mbrëmë në polici janë thirrur 8 familjarë.

Të gjithë ata, përfshirë edehe nënën, kanë deklaruar para bluve se nuk kishin dijeni për ngjarjen./ CNA.al

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + eleven =