Home / Aktualitet / Detaje tronditëse/ Burri qëlloi me sëpatë gruan, trupat e u gjetën nga fëmijët e tyre

Detaje tronditëse/ Burri qëlloi me sëpatë gruan, trupat e u gjetën nga fëmijët e tyre

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen Bici, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.  Mësohet se 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, 53-vjeçaren Menturie Bici

Në momentin që ka ndodhur krimi tragjik, në shtëpi ka qenë vetëm çifti, ku  shkak i ngjarjes kanë qenë kontradiktat e vazhdueshme mes tyre.

56-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvarur në një pemë pranë banesës.

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pamë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.

 

Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
  • foto galeri

Check Also

2 elektriçistë humbën jetën, arrestohet drejtori dhe inxhinieri i OST-së

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + twenty =