Home / Aktualitet / Detaje të reja nga vetëvrasja e të burgosurit në Peqin

Detaje të reja nga vetëvrasja e të burgosurit në Peqin

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e Gjergj Selimit në burgun e Peqinit ditën e sotme.

Mësohet se Selimi nuk kishte shfaqur shenja depresioni e gjithashtu ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Shokët e qelisë kanë bërë me dije se kohët e fundit ai ishte shprehur se ishte braktisur nga familja dhe të afërmit, e gjithashtu i druhej një hakmarrjeje kur të dilte nga burgu.

Gjergji Selimi, të cilit i kishin mbetur dhe vetëm dy vite burg, pasi ishte gjetur fajtor për akuzën e vrasjes. Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, ndaj të cilit gjykata kishte dhënë një dënim prej 20 vitesh.

Ndërkohë ka nisur hetimi lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit./r.g

Check Also

Shpërthen Ilir Meta: Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi…

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra mdaj kryeministrit Edi Rama, pasi shprehet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − twelve =