Home / Aktualitet / Detaje të reja nga sherri në Durrës/ I plagosuri tentoi ta shtypë me makinë 26-vjeçarin

Detaje të reja nga sherri në Durrës/ I plagosuri tentoi ta shtypë me makinë 26-vjeçarin

Zbardhet ngjarja e djeshme e ndodhur në qytetin e Durrësit ku ka mbetur i plagosur me thikë një 27-vjeçar i identifikuar si Endri Nekaj.

Burimet bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit, Nekaj ka tentuar të shtyp me makinë personin e identifikuar me inicialet D.B, 26-vjeç, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Pas kësaj, 26-vjeçari ka marrë mjetin prerës (thikë) dhe e ka goditur Nekajn afër zemrës.

Nekaj, i plagosuri është arrestuar në ambientet e spitalit të Durrësit për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, ndërsa 26-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasje me dashje”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Një film tronditës: “The Dissident” (Disidenti)

Nga Enver ROBELLI –   Më 2 tetor 2018 gazetari saudit Xhamal Kashogi hyri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − one =