Home / Aktualitet / Detaje të reja nga ekzekutimi i Mond Çekiçit, shoqërohen 23 persona

Detaje të reja nga ekzekutimi i Mond Çekiçit, shoqërohen 23 persona

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati mafioz i mëngjesit të ndjeshëm në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë me breshëri plumbash shtetasi Edmond Koçi, i njohur ndryshe dhe me nofkën Mond Çekiçi, ish-anëtar i Bandës së Durrësit, dhe një personazh plot me dritëhije sa i takon marrëdhënieve me drejtësinë.

Gjatë natës si persona që mund të kenë dijeni për vrasjen janë shoqëruar 23 persona, ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se në vendin ku u vra Koçi janë gjetur 35 gëzhoja.

Arma që është përdorur në vrasje është e llojit AK-47, e cila sipas ekspertëve dyshohet se është blerë jashtë vendit, pikërisht për eleminimin e anëtarit të bandës së Durrësit.

Koçi, i cili u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga banesa e tij, duhet të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi Gjykata e kishte liruar nga burgu, gjatë muajve të pandemisë, pasi ishte dënuar me pak vite burg.

Koçi është shfaqur dhe në fushatën e vitit 2017 në shoqërinë e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe ministrit të turizmit Blendi Klosi, ndërkohë që në Durrës të gjithë ”mbyllnin gojën” kur pyeteshin lidhur me aktivitetin e tij.

Kush është Edmond Koçi, apo Mond Çekiçi

Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”, nuk është një emër i panjohur.

Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”. “Mond Çekiçi”, shoqërohej me Emiljano Shullazin “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë. Dyshohet se shkak për vrasjen e Koçit është bërë e kaluara e tij.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =