Home / Aktualitet / Detaje të reja/ Kush është i moshuari që u ekzekutua me armë zjarri në Fushë Prezë

Detaje të reja/ Kush është i moshuari që u ekzekutua me armë zjarri në Fushë Prezë

Detaje të reja janë zbuluar nga të shtènat me ármë që janë dëgjuar në Rinas.

Është ekzekutuar me armë zjarri një 70-vjeçar në Fushë Prezë. Sipas Ballkan Web i moshuari Abdulla Budlla, nga fshati Hametag, Njësia Prezë.

Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti, me të cilin lëvizte viktima, por që trupi i tij i pajetë është gjetur jashtë makinës.

Ende nuk dihen rrethat e këtij krimi, por policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli për zbardhjen e të vërtetës, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paraprakisht raportohet se i moshuari është qëlluar nga një mjet në lëvizje,

Mësohet se i moshuari është gjetur i pajetë në mes të rrugës në trupin e të cilit janë konstatuar shenja plumbash.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo diçka aksidentale, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Check Also

SHBA shton forcat ushtarake në Siri pas përplasjes me Rusinë

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar prezencën ushtarake në Siri, pasi disa forca ushtarake rusë kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 15 =