Home / Aktualitet / Detaje nga incidenti në qendrën e votimit në Korçë

Detaje nga incidenti në qendrën e votimit në Korçë

Në fotografi, janë burrë e grua të cilët u dhunuan brenda një qendre votimi në fshatin Vashmi në Maliq të Korçës, më herët gjatë ditës.

Nga fotografitë, duket se ata janë përgjakur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Në një prononcim për mediat, çifti tha se janë goditur nga djemtë e kryeplakut të fshatit që janë dhe vëzhgues në qendrën e votimit.

Pas marrjes së mjekimit në spital, ata janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Ndërkohë, efektivë të policisë kanë shkuar në qendrën e votimit ku ka ndodhur incidenti. Në atë qendër, votimi momentalisht është ndërprerë.

Raportohet se çifti ka hyrë bashkë me një familjar të moshuar në qendër për të votuar. Nga vëzhguesit u është thënë që nuk lejohet votimi familjar. Në këto çaste ka lindur konflikti që ka degjeneruar në dhunë.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 3 =