Home / Aktualitet / Detaje nga ekzekutimi i efektivit 26-vjeçar të FNSH-së

Detaje nga ekzekutimi i efektivit 26-vjeçar të FNSH-së

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lezhë, ku pas mesnate, në zonën e njohur si Gajush u gjet i vrarë brenda makinës së tij, një efektiv 26-vjeçar.

Sallës operative të policisë në këtë qytet i mbërriti një telefonatë se në aksion rrugor Milot-Lezhë, një automjet kishte humbur kontrollin e kishte dalë nga rruga.

Shërbimet e policisë që nxituan për në vendngjarje gjetën aty të pajetë të riun Xhuljano Prela, punonjës policie i FNSH-së Shkodër. Fillimisht u tha se dyshohet që Prela mund të kishte humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Më pas, u njoftua se në vendngjarja u gjetën tre gëzhoja.

Dyshohet se i riu është vrarë dhe se autorët e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë nxjerrë armën e llojit pistoletë. Sapo ky i fundit e ka konstatuar këtë është munduar të largohet, por një plumb e ka lënë të vdekur .

Sipas burimeve, 26-vjeçari kohët e fundit punonte në Tiranë dhe banonte në Lezhë. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të mundshëm apo edhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Check Also

Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë

15 punëtore migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, u shtypën për vdekje nga një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 15 =