Home / Sport / Dështon Superliga e Europës, Anjeli i Juves njeriu më i urryer në botën e futbollit

Dështon Superliga e Europës, Anjeli i Juves njeriu më i urryer në botën e futbollit

Superliga e Europës si projekt mund të mos ketë vdekur ende, por për momentin nisma e klubeve më të fuqishme të Europës dështoi, pasi asnjë vend europian, tifozeria dhe qeveritë, nuk ish9n dakord për të pranuar në futboll forcën e më të fortit. Ndërkohë, nga ana tjetër, ndaj atyre që ishin iniciatorë ka nisur “persekutimi”. Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Anjeli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të gjitha gazetat europiane. I pyetur së fundmi ndaj “Reuters”, nëse projekti i Superligës mund të avancojë, ai u përgjigj: “Shumë sinqerisht, të them të drejtën, jo. Me sa duket nuk është kështu”. Nuk është një situatë e lehtë, veçanërisht tani që nuk po arrin të gjejë mënyra për të mbrojtur projektin e Superligës së Europës pas dezertimeve të njëpasnjëshme të atyre që ishin betuar për besnikëri të përjetshme ndaj tij. Ekziston një fakt i vërtetuar: Andrea Anjeli ka bërë shumë armiq, si të jashtëm ashtu edhe të brendshëm.

Reagimet e ashpra që gjithë atyre që e panë Superligën si sulm ndaj pastërtisë së futbollit, nga krerët e shteteve, ministrat, parlamentarët dhe presidentë të të gjitha llojeve dhe gradave, te njerëzit e vërtetë futbolli, trajnerë dhe lojtarë, e kanë vënë më shpatulla pas muri. Kësaj situatë i duhet shtuar situata dramatike ekonomike e klubit dhe marrëdhëniet sigurisht jo idilike me kushëririn e tij, Xhohn Elkan, të cilat për disa kohë kanë çuar në idenë e një ndryshimi të kursit në Juves. Flitet për një ndryshim të mundshëm në udhëheqjen e “Zonjës së Vjetër”, me vendin e Anjelit që do ta marrë kushëriri tjetër e tij, Alesandro Nasi, një menaxher shumë i vlerësuar dhe i nivelit të lartë. Në këtë rast, përveç frymës së re që duhet injektuar në menaxhimin e shoqërisë, kërkohet edhe një revolucion teknik, me Pirlon, një bast i Andreas, i destinuar të braktisë pankinën e Juventusit pas një viti për t’u harruar. Sot është përvjetori i kampionatit të fundit të fituar nga Alegri. Kanë kaluar vetëm dy vjet, por ndihet si një shekull. Ndërkohë, UEFA ka njoftuar të hënën se ka miratuar ndryshimet në formatin e Ligës së Kampionëve që do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2024/2025.

Por, sipas “La Gazzetta dello Sportit”, këto ndryshime mund të ndodhin para vitit 2024. Kjo mund të ndodhë pas kaosit që është shkaktuar nga tentativat për të formuar Superligën Evropiane, e cila pothuajse ka dështuar për momentin. Me formatin e ri, në Ligën e Kampionëve do të marrin pjesë 36 skuadra, katër më shumë se sa ishin. Ndeshjet nuk do të zhvillohet në fazën e grupeve, por si një kampionat. Tetë vendet e para kalojnë në fazën e eliminimit direkt, ndërsa çdo klubi do t’i garantohen nga 10 ndeshje. Do të ketë edhe vende të reja për klubet elitare që dështojnë të kualifikohet, ndërsa ekipet që janë poshtë tetë vendeve të para do ta kenë një mundësi përmes “plej-off”-it që të sigurojnë kualifikimin në rundin e 16 më të mirave. Me sistemin e ri, UEFA po planifikon që të rrisë buxhetin në 6 miliardë euro.

Check Also

U shpall “njeriu i ndeshjes”/ Kante i sfidoi të gjithë duke mbajtur Ramazan

Nuk ka rëndësi se cilin ka kundërshtar, veten apo të tjerët. Ngolo Kante është një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 4 =