Home / Kryesore / Dështon raundi i parë i votimit, nuk ka president të ri për Kosovën(DETAJE)

Dështon raundi i parë i votimit, nuk ka president të ri për Kosovën(DETAJE)

Është mbyllur raundi i parë i votimit në parlamentin e Kosovës, seancë në të cilën po votohet për presidentin e ri të shtetit.

Kanë marrë pjesë vetëm 78 deputetë, ndërkohë që në seancë më herët ishin 84 deputetë. Që të jetë i vlefshëm votimi duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, ndërsa raundin e parë morën pjesë 78.

Nëse 3 raunde marrin pjesë 80 deputetë, por nuk e votojnë shumica, herën e tretë Presidenti zgjidhet me 61 deputetë.

Në garën për postin e kreut të shtetit janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, por ish-anëtarja e LDK-së është më e favorizuar, pasi ka mbështetjen e partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare, Vetëvendosjes.

Në krah të Vjosa Osmanit kanë dalë edhe deputetët e komuniteteve joserbe, por Osmanit i duhen 80 vota për të fituar postin e presidentes.

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =