Home / Aktualitet / Dështimi i votës së emigrantëve, PD akuza PS

Dështimi i votës së emigrantëve, PD akuza PS

Në një deklaratë të Partisë Demokratike, kjo e fundit ka akuzuar partinë Socialiste se në 8 vite qeverisje ka përdorur diasporën dhe emigrantët shqiptarë vetëm për propagandë dhe abuzim me fondet publike, dhe nuk ka mundësuar votimin e tyre në zgjedhje.

Kjo vjen pas akuzave të ndërsjella mes palëve, se cili është fajtori, se edhe pas 30 viteve demokraci, emigrantët shqiptarë nuk kanë mundësi vote, edhe pse janë një prej kontribuesve më të mëdhenj përmes remitancave që sjellin për të afërmit e tyre.

Partia Demokratike gjithashtu zotohet se nëse vjen në qeverisje do të bëjë të mundur votimin elektronik të emigratëve shqiptarë kudo që ndodhen.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do tê bêjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin!

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + nineteen =