Home / Aktualitet / “Dëshmitare të Jehovait”, u vetëflijuan në emër të ringjalljes, përcillen për në banesën e fundit nënë e bijë

“Dëshmitare të Jehovait”, u vetëflijuan në emër të ringjalljes, përcillen për në banesën e fundit nënë e bijë

Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën ditën e sotme (4 korrik) në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Historia e kësaj familje ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 2 korrik ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar.

Ato ishin vetëflijuar pasi besonin tek ringjallja. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet ndaj sekteve fetare.

M.C

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 18 =