Home / Aktualitet / Dëshmia tronditëse e ish-truprojës së Britney Spears: I ati i jepte drogë dhe e mbante…

Dëshmia tronditëse e ish-truprojës së Britney Spears: I ati i jepte drogë dhe e mbante…

Ish-truproja i ikonës së popit, Britney Spears, ka bërë një dëshmi tronditëse.

Ai ka treguar se si këngëtarja kontrollohej nga i ati. Fernando Flores në rrëfimin e tij, thekson se i at ii jepte këngëtares koktej me ilaçe të fuqishme.

“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.

Ai vazhdoi duke thënë se si babai i Britney, Jamie e telefononte atë shumë herë në ditë për të parë se çfarë situate ishte dhe duhej të kërkonte lejen e tij për çdo gjë që ajo donte të bënte.

Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =