Home / Aktualitet / Deputeti socialist humb nënën, dedikimi prekës: Ishe njeriu me i shtrenjtë për mua (FOTO)

Deputeti socialist humb nënën, dedikimi prekës: Ishe njeriu me i shtrenjtë për mua (FOTO)

Ndahet nga jeta nëna e deputetit socialist, Anastas Angjeli. Lajmi bëhet i ditur nga vetë deputeti përmes një mesazhi në Facebook.

Angjeli shkruan se përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e martë, 6 Prill 2021, ora 10.30 në varrezat e qytetit të Sarandës

“Sot u nda nga jeta nëna ime e dashur, Kaliopi. Ajo ishte njeriu me i shtrenjtë dhe më e veçantë për mua dhe të gjithe familjen tonë.

Një jetë e gjatë, 92 vjet, plot dashuri, punë,përpjekje, përkushtim, kujdes,përkëdhelje,qortime e këshilla,forcë guxim,urtësi,mencuri dhe edukim. Lumturi pafund na dhuroi të gjithëve ne,mua,vellait dhe motrave të mija, nipërve dhe stërnipërve,mbesave dhe stërmbesave,të afermve dhe miqve, që ishim gezimi dhe kenaqësia me e madhe e saj. Dhimbje dhe trishtim i thellë për të gjithe ne.
Lamtumire nëna ime e dashur,më e mira në kete bote!

U prefsh në paqe! Përcjellja për në banesën e fundit bëhet ditën e martë, 6 Prill 2021, ora 10.30 në varrezat e qytetit të Sarandës”, shkruan Angjeli.

Ndahet nga jeta nëna e deputetit socialist: Trishtim i thellë, ishte

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 12 =