Home / Kronike / Kronike / Deputeti shqiptar përplaset me makinën e një shtetasi serb që ishte nën ndikimin e alkoolit

Deputeti shqiptar përplaset me makinën e një shtetasi serb që ishte nën ndikimin e alkoolit

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka njoftuar se është aksidentuar mbrëmjen e djeshme me veturën e një serbi, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë Korenica, derisa ka thënë se në veturë ishte bashkë me familjen e tij, shkruan Gazeta Express.

Siç e përshkruan përfaqësuesi i VV’së në Kuvend, vozitësi i makinës së tipit ‘Renault’ ishte i nacionalitetit serb dhe nën ndikimin e alkoolit.

“Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë. Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdhi policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij”, njoftoi ai në profilin e tij në ‘Facebook’.

Por ai nuk ka bërë të ditur nëse personat të përfshirë në aksident kanë pësuar ndonjë lëndim.

Postimi i plotë i Korenicës:

Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë.

Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij.

Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merni jetë njerëzish.

Falë Zotit shpejtësia e vozitjes ishte e ultë, përndryshe vetëm një Zot e di si kishte me përfundu./Expres

Check Also

Plagosja në Sarandë/ Konfliktet e Spiro Iljadhit për pronat në Ksamil, lidhja me deputetë të zonës dhe akuza e Berishës

Spiro Iljadhi emër i njohur në Sarandë por edhe për një pjesë të opinionit publik. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 10 =