Home / Aktualitet / Deputeti Murrizi publikon pazarin e marrëveshjes së 5 Qershorit

Deputeti Murrizi publikon pazarin e marrëveshjes së 5 Qershorit

Në seancën e sotme plenare, deputeti Myslim Murri ka reaguar me tone të ashpra dhe mjaft kritike për marrëveshjen e 5 Qershorit që pritet të kalojnë në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Murrizi theksoi se alibia e 5 Qershorit, është disa “shejtanë” të kësaj salle, të kenë imunitet pas zgjedhjeve të 2021, kur t’iu vijë thirrja nga SPAK.

Ju bëtë pazar dhe e shitët si marrëveshje për të mos pasur më kurrë marëveshje për atë të 2008-ës. Mund t’i ndryshoni edhe datën po deshët. Quajeni marrëveshja e 1 qershorit.

Me  atë që keni fol e shkruar për njëri-tjetrin, iu ngjani atyre që festojnë 1 qershorin.

Por, do të cahet si digë në 30 korrik. Halli juaj nuk është as kodi dhe as zgjedhjet. Arsyeja e  vërtetë e 5 qershorit është reforma në drejtësi, kërkoni t’iu mbrojë në pikën e tij, daljen para qytetarëve shqiptarë dhe ardhjen në këtë sallë me vota. 5 qershori është alibi që disa shejtanë si ju të keni imunitet pas zgjedhjeve të 2021, kur t’iu vijë thirrja nga SPAK”, tha Murrizi.

Check Also

Ukraina paralajmëroi njohje të mundshme të shtetit të Kosovës

Kievi zyrtar paralajmëron një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës. Paralajmërimi është bërë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + eighteen =