Home / Kryesore / Denoncon Kreshnik Spahiu: PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 objekte trashëgimi kulturore

Denoncon Kreshnik Spahiu: PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 objekte trashëgimi kulturore

“A e dini që së bashku PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 kinema, teatro, bibloteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë? Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos”. Kështu denoncon ish kreu u Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një shkrimi të publikuar në faqen e tij në rrjetet social, që po e sjellim të plotë më poshtë.

Nga Kreshnik SPAHIU

Pse teatri u shemb në 17 Maj?
Mendoj që s’ka lidhje aspak me 3 vjetorin e dasmës Lul-Rama.
Teatri u rrafshua 3 ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kishte kërkuar zyrtarisht liderve politik ndryshimin e Kodin Elektoral duke adoptuar sistemin danez dhe listat e hapura, jo sipas preferencës kryetarve të partive.
3 liderët politik Rama-Basha-Kryemadhi u bashkuan më fort se kurrë me njëri-tjetrin dhe vendosën së bashku në 17 Maj ta fundisnin teatrin.
Nga fadromat e teatrit ata fituan jashtzakosisht shumë të tre, për këto arsye:
– A e dini që së bashku PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 kinema, teatro, bibloteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë? Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.
– A e dini që shembja e teatrit ishte amnisita ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatrruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morrën rryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?
– A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatrroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligrkve. Pas saj shkriu gjithe kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.
– A ju kujtohen: Kinama Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.
– Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetra qytete si Durrsi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?
– A ju kujtohen biblotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërēn prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Triana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.
– A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?
– A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?
– A ju kujtohen protestat 3 vjeçare të Aleancës për teatrin? Ishin protesta me 10 deri 30 artistë por askush nuk i solli fadromat. Mund ta rrafshonin muaj dhe vite më parë.
– A ju kujtohet që kjo ndodhi pikërisht në ditēn që Mona dhe Luli kishin dezhurnin dhe kërcënuan se duhet kalohej mbi trupin e tyre? E quani rastësi?
– A ju kujtohet që kur jepnin deklarata skishin as 30 veta prapa, si në asnjë proteste tjeter?
– A ju kujtohet që Monika u tha artistëve largohuni se nuk vjen sot policia?
– A ju duker rastësi që vetem nje herë në jetë gruaja e presidentit kishte dal pa shofer, pas shoqërues dhe pas stafine saj dhe ky ishte pikërisht momenti kur policia bëri sikur e “arrestoi”?
– A ju kujtohet që dje të gjithē deklaruan se largohen nga dialogu dhe reforma zgjedhore?
Të gjitha pikëpyetjet kanë një përgjigje:
“Në politikë s’ka dy herë rastësi”.
Ata përfituan së bashku nga fundosja e teatrit.
Aty mbyllën kirmet, vjedhjet, korrupsionin 30 vjeçar të instaluar me sistem.
Me një gur vranē 10 zogj, mes tyre edhe ambasadoren amerikane e cila ka 3 ditë endet nëpër takime në zyrat e treshes mafioze.
Ajo e ka të vështirë ta kuptojë që ata të tre janë të gatshëm të shembin Shqipërinë, për të shmangur ndryshimin e sistemit dhe shpërbërjen e establishmentit.
Loja me teatrin ishte alibia për tu larguar nga dialogu dhe për t’iu shmangur ambasadores amerikane.
Kështu u mbyll kapitulli i Kodit Elektoral por dhe i Kodit të Mafies që bleu opozitën.
Protesta do vazhdojnë ose pas Bajramit ose pas plazhit.
Është axhenda tradicionale e liderit opozitar që e riboton çdo 17 Maj.
Kthjellohuni…… Ata janë bashkë

Check Also

Mahnitëse/ Nuk do ta besoni ku do të xhirohet seria e rradhës e filmit të famshëm “Mission Impossible 7”

Doug Liman dhe Tom Cruise po bashkohen në një film të ri që do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − thirteen =