Home / Aktualitet / Denoncon gazetari i njohur i kronikës: Vetingu në polici po influencohet

Denoncon gazetari i njohur i kronikës: Vetingu në polici po influencohet

Gazetari kronikës në TV “ABC News”, Ferdinand Dervishi ka postuar ne faqen e tij tekstin e mëposhtë:
po shpërndajnë një lajm sipas të cilit Arben Frashëri, një personazh i njohur sidomos për gazetarët, është viktima e radhës e vetingut në radhët e policisë. Ai nuk ka justifikuar 20 milionë lekë të vjetër të blerjes së një shtëpie 1+1, që ka në Tiranë, si të vetmen pasuri të tij (27 milion të vjetër me gjithë rraqet).
Saktësisht Arbeni nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997.
Në këtë moment pyetja ulëritëse që më godet në kokë është: More, po këta njerëz që kanë punuar gjithë jetën për shtetin a duhet të kenë një shtëpi, apo duhet të jetojnë me qira?
Ndërsa ai që më shokon krejtësisht është fakti se në gjithë ata që vazhdojnë të japin kontributet e tyre në Policinë Shqiptare, unë nuk njoh një të dytë si Arben Frashëri.
Ai ka merita si askush tjetër në vendosjen e rendit në Berat gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe më tej, si pjesë e Krimeve të Rënda, është mbase polici që ka hetuar e rrasur në burg më shumë se kushdo tjetër banda e elementë kriminalë, qofshin të fortë sa grupi i Alferd Shkurtit në Lushnjë, apo ai i Lulzim Berishës në Durrës e kështu pa fund. Me pak fjalë Arbeni është nga të rrallët shqiptarë që gjithë jetën ka punuan për shtetin dhe jo per xhepat.
Për mua, nëse ka një polic hero në Shqipëri, është vetëm Arben Frashëri. Këtë e kam pohuar dhe do vazhdoj.
Po tani? A kam të drejtë të mendoj se vetingu në polici po ndërmerret nga injorantët, apo më keq akoma, po influencohet nga bandat????
Në fakt shembullin e një tjetër vetingu të dështuar e kemi.

Check Also

Merr flakë në ecje e sipër një automjet, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Levan-Ura e Mifolit. Automjeti tip “Reno” me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + two =