Home / Analize / Dënimi i Navalnit tregon limitet e presionit ndërkombëtar mbi Rusinë

Dënimi i Navalnit tregon limitet e presionit ndërkombëtar mbi Rusinë

Nga Pierre HASKI-

Në fund Kremlini zbatoi logjikën e tij represive, duke dhënë një dënim të ashpër me burg për Aleksei Navalnin. Kryeopozitari rus, viktimë e një tentative për vrasje verën e vitit të kaluar, do të kalojë në burg 2 vite e 8 muaj për një arsye të kotë:nuk shkoi në një komisariat policie kur ishte duke u shëruar në Gjermani,edhe pasi regjimi u përpoq ta eleminonte përmes helmimit.

Vendimi i drejtësisë ruse, shumë politik, është një shuplakë për dhjetëra mijëra demonstrues që marshuan në më shumë se 100 qytete të Rusisë gjatë 2 fundjavave të fundit, por edhe për perëndimorët  kanë kërkuar me vendosmëri lirimin e Navalnit.

Disa diplomatë të huaj madje morën pjesë në gjyqin e 2 shkurtit në Moskë, duke bërë që zëdhënësi i Kremlinit të fliste për “ndërhyrje nga jashtë”.Për të eleminuar atë që tani e ka vendosur veten si rivalin e tij kryesor, Vladimir Putin është i gatshëm që të paguajë edhe koston e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të tij me perëndimorët.

Në realitet, marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin nuk u rikuperuan kurrë pas krizës në Ukrainë, dhe sidomos pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, një akt i pasuar nga disa sanksione nga ana e Perëndimit.

Dy ditë më parë, Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Klement Bone,tha se Franca është në favor të braktisjes së projektit të gazsjellësit “Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Kjo deklaratë bëri bujë në qarqet diplomatike evropiane. “Nord Stream 2” është një projekt gjigant, një gazsjellës 1.230 kilometra i gjatë me një kosto rreth 10 miliardë euro, në pronësi të konsorciumit rus “Gazprom”, por i financuar përgjysmë nga 5 kompani evropiane, përfshirë francezen “Engie”.

Ndërtimi i gazsjellësit është thuajse i plotë:kanë mbetur më pak se 120 kilometra për t’u përfunduar. Zbatimi i projektit është vonuar disi për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA. Gjermania, përfituese e gazit rus, ndodhet tashmë nën një presion të madh për t`a braktisur projektin.

Ky do të ishte sanksioni i vetëm i rëndë kundër Rusisë. Gjithçka tjetër do ishte simbolike. Në fakt, Gjermania nuk ka gjasa që të heqë dorë nga ky gazsjellës. Kur shpërtheu çështja Navalni, kancelarja Angela Merkel foli verën e vitit të kaluar mbi mundësinë e pezullimit të punës, por kjo për të zbutur debatin e nxehtë brenda politikës gjermane.

Më 1 shkurt, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, që do të vizitojë Moskën të enjten, tha gjatë një forumi online se “është jorealiste” të imagjinohet braktisja e projektit. Borrell shtoi se kjo nuk do të ishte një “kartvizë e mirë diplomatike” gjatë qëndrimit të tij në Moskë.

Ky “realizëm”, sa për të përdorur fjalët e Borrell, tregon kufirin e marrjes së pozicioneve kur në rrezik janë interesa të rëndësishme. Franca e mbron këtë ide, pavarësisht se e di që do të dështojë. Kjo pasi Parisi nuk e ka problem të tregojë se nuk ka ndërmend që të vendosë pengesa për braktisjen e projektit.

Kjo qasje është gjithashtu një përgjigje ndaj breshërisë së kritikave ndaj Emanuel Makron, kur ai u përpoq të çelte një dialog me Moskën në vitin 2019. Në këtë mënyrë, Putin mund të ndërmarrë i qetë shtypjen e tij të brendshme, pasi ai e di që është i paprekshëm. Ky është realiteti i botës dhe i marrëdhënieve të forcës në të cilat gjendemi, krejt e kundërta me shtetin e së drejtës që iu mohua Aleksei Navalnit. /

“Internazionale” – Bota.al

Check Also

Agjencia Europiane e Barnave nis vlerësimin për vaksinën ruse

Agjencia Europiane e Barnave ka filluar vlerësimin e vaksinës ruse Sputnik V. Në një njoftim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + fourteen =