Home / Opinion / Dendias, – (ministri i jashtëm grek) – vëllai ynë prej gjaku

Dendias, – (ministri i jashtëm grek) – vëllai ynë prej gjaku

Bujar Xhaferri/

Mbiemri i ministrit të jashtëm grek “Dendias “, i shqiptuar në gjuhën greke dhendhiàs” duket haptazi që është një kompozit e shumësit të fjalës dele (dhën) dhe fjalës dhi, ;”dhën-dhia”….pra, ministri grek duket se ka për eponim një “nofkë” të gjuhës shqipe të zhargonit të labërishtes, kurveleshit apo të të folurës në katundet e rrethinat malore të lumit të Vlorës…ai të kujton gjithashtu se delja dhe dhia janë totemi apo emblema e sojit “aristokratik” të dhëndërrisë kurveleshare apo labe, ku dhëndërri fitonte “status” dinjiatari vetëm kur grabiste katonjtë dhe stallat botës dhe zvarritej rrëpirave të Gjormit apo Tërbacit, të Pilurit apo Dukatit me dy dele apo dy dhi mbi shpinë…Në kuvendin e krushqve ai zinte këndin e burrit të nderuar ku çmohej si hajdut, grabitës, hamshor apo dashnor i krisur…

Shpejtësia e evoluimit në hierarkinë e dhëndërrimit të kujton se arketipi i tij është “Hermes hajduti” i miteve greke dhe himneve të lashta homerike, ku Hermesi ishte njëkohësisht gjahtar femrash, dashnor i shfrenuar, hajdut bagëtish, intrigant, magjistar, dinak, ekstravagant, këngëtar, muzikant, që në mënyrë të rrufeshme shndërrohej nga jaran në brigant, nga vjedhës, në retoricien, nga grabitës në dashnor…ashtu sikurse, dhëndërri i dikurshëm lab, grabitësi i lëvduar i dhive dhe i deleve nga soji i të cilit rrjedh edhe ministri jashtëm grek, është shndërruar tani nga një hajn rural në një tregtar urban, në anëtar të parlamentit Ruci, në spekullant burse dhe fajdesh, në këshillues presidence, në dashnor apo partner modelesh….

……..për të kuptuar edhe një herë akoma se dhëndërria dhe hajnia, erotika dhe korrupsioni, partneriteti seksual dhe partneriteti diplomatik, janë afera që shkojnë bashkë, të pandara nga njëra-tjetra qysh prej kohërave të mitologjisë homerike.

Check Also

Këmishëziu Vulin dhe Rasti “Panda”

Shkruan: Halil Matoshi 1. Fashisti Aleksandar Vulin, një rom që shitet si serb i madh (që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + nineteen =