Home / Aktualitet / Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha del me deklaratën e fortë

Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha del me deklaratën e fortë

Një pjesë e demokratëve kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve me 25 prill.

Pasi rezultati përfundimtar shpalli fitues Partinë Socialiste, Basha doli në një deklaratë për mediat ku tha se votat ua kishin vjedhur dhe se nuk do të dorëzohej në kërkimin e fitores.

Pas kësaj deklarate, ku të gjithë prisnin që ai të jepte dorëheqjen, disa nga demokratët, prej ditësh kanë dalë në protestë para selisë së PD-së në Tiranë për të kërkuar që ai të heqë dorë nga pozitat e kryetarit.

Gjatë kohës që po futej në selinë e PD-së, ai u pyet se çfarë mendon për protestat që po bëhen që ai të japë dorëheqjen.

Basha u përgjigj shkurt: “Beteja do të vijojë deri në fitore”.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − three =