Home / Kryesore / Dëmet e tërmetit/ Qeveritë zvicerane dhe shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen për 1.3 milion Euro

Dëmet e tërmetit/ Qeveritë zvicerane dhe shqiptare nënshkruajnë marrëveshjen për 1.3 milion Euro

Një grant tjetër nga Zvicra do të shkojë në dobi të rehabilitimit të shtëpive për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shijak dhe Kurbin

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître nënshkruan sot një marrëveshje për një grant prej 1.3 milion Euro për rehabilitimin e shtëpive në zona të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Zvicra qëndron përkrah Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Qeveria zvicerane u zotua për mbi 10 milion franga zvicerane – mbi 9 milionë Euro – për të ndihmuar përpjekjet e Shqipërisë për rindërtim. Si pjesë e këti zotimi, mërrveshja e sotme do të bëjë të mundur rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të banimit për rreth 560 familje.

Në fund të këtij projekti, unë shpresoj që jetët e shumë njerëzve të jenë kthyer në normalitet, dhe madje të jenë përmirësuar!”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître gjatë nënshkrimit.

Më lejoni të shpreh në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Qeveria e Zvicrës i dha vendit toën menjëherë pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të shkuar.

Falënderoj Ambasadorin, qeverinë e tij dhe popullin zviceran që edhe sërish u gjendën pranë nesh, popullit shqiptar dhe familjeve të prekura nga tërmeti, me këtë kontribut bujar që shkon mbi 9 milion Euro dhe me pjesën e parë prej 1.3 milion Euro”, tha Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Marrëveshja e re mundëson dhënien e 1.3 milion Euro nga qeveria zvicerane të cilat do të ndahen midis dy bashkive të Shijakut dhe Kurbinit. Duke patur si bazë planin e veprimit të qeverisë shqiptare, paratë do të përdoren nga familjet drejtpërdrejt për të kryer punime rinovuese me ndërmjetësimin e Ministrit të Shtetit për Rindërtim dhe administratës së bashkive.

Nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Ministrit të Shtëtit për Rindërtim, projekti është planifikuar të përfundojë brenda gjasthë muajve – në fund të Dhjetorit 2020. Rreth 560 familje do të përtitojnë përmes rinovimit të shtëpive të dëmtuara.

Zvicra u zotua të japë mbi 9 milion Euro për veprime mbështetëse specifike gjatë konferencë së donatorëve në 17 Shkurt 2020 ku u diskutua asistenca ndërkombëtare për Shqipërinë pas tërmetit.

Check Also

Shkarkimi i Luan Dacit nga KPA, flet Zaçe Islami

Avokati Zaçe Islami ka qenë i ftuar sot në Fax news, ku ka folur lidhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + nineteen =