Home / Editorial / DEMAGOGJI E PËSHTIRË

DEMAGOGJI E PËSHTIRË

Nga Erion DASHO * –
Në vend që të japin çdo ditë llogari për paaftësinë që kanë treguar sa herë kanë hapur gojën apo ndërmarrë ndonjë veprim që kur ka nisur pandemia, “Boratët” nuk rreshtin së prodhuari demagogji!
Qendat shëndetësore lyhen çdo vit! Sekreti është t’i kthesh ato në vendin ku gjejnë zgjidhje 90 deri 95% e problemeve shëndetësore të qytetarit! Këto janë qendrat e nivelit europian!
Gjyshërit kanë dy sy dhe, edhe sikur të operohen nga katarakta në privat, dy herë nga 250 euro nuk është ndonjë shpenzim katastrofik për familjet! Problem janë gjyshërit e lënë pa mbrojtje nga COVID, mijëra prej të cilëve vdiqën!
Para tyre problem kanë qënë dhe mbeten gjyshërit e prekur nga sëmundje kronike të cilëve çdo vit fëmijët u sjellin ilaçet nga jashtë shtetit, për të mos i lënë në mëshirën e ilaçeve-tallash që u bëri peshqesh rilindja e Boratit! Janë qindra euro në vit për çdo gjysh dhe gjyshe!
Problem nuk është materniteti për të lindur një zonjë, sepse një spital obstetrik për 999 nga 1,000 nënat që lindin në të ka nevojë për një shtrat lindje, një sallë operacioni fare të thjeshtë dhe një mjedis hotelier të përshtatshëm.
Spitalet europiane dallohen sepse ata trajtojnë dhe shpëtojnë edhe atë rastin unik, një nënë në një mijë, që komplikohet dhe rrezikon jetën, rastin që fatkeqësisht në Shqipëri vdes!
Spitalet europiane kanë shërbim të kualifikuar neonatologjik që shpëton nga vdekja fëmijën e lindur para kohe dhe atë që ka pësuar komplikime të rënda pas lindjes.
Të nderuar Boratë!
Në statuset tuaja për shëndetësinë nuk ka nevojë të tregoni mure të bojatisur! Shqiptarët jua njohin talentin në këtë fushë dhe ju besojnë si bojaxhinj të pakontestueshëm!
Tragoni një reformë që keni bërë! Tregoni impaktin që ajo reformë ka patur në përmirësimin e cilësisë, mbulimit, qasjes, efektivit dhe efiçiencës!
Gjyshët do të operohen nga katarakta dhe nënat do të lindin edhe pa demagogjinë tuaj të shpifur!
Kursejani këtë farsë shqiptarëve!
* Autori shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.
May be an image of një ose më shumë njerëz dhe tekst
 

Check Also

Vaksinimi anti COVID në Shqipëri/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti paralajmëron: Dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë…

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama që procesi i vaksinimit në Shqipëri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 3 =