Home / Aktualitet / Deklaratë e Unionit te Gazetarëve Shqiptarë

Deklaratë e Unionit te Gazetarëve Shqiptarë

Denojme aktin kriminal te vendosjes se eksplozivit ne banesen e reporterit Elidon Ndreka ne Lezhe!

Tirane me 30.10.2020

Unioni i Gazetareve Shqiptare denon me gjithe force aktin kriminal te vendosjes se nje sasie eksplozivi ne banesen e reporterit te televizionit News 24 Elidon Ndreka ne qytetin e Lezhes. Ngjarja e rende e ndodhur rreth ores 24.30, ku ne deren e jashtme te baneses u shperthye nje sasi eksplozivi, e per rrjedhoje u shkaktuan deme te ndryshme materiale, shenon aktin me te rende ndaj gazetarit dhe familjes se tij.
Unioni i Gazetareve Shqiptare e denon kete krim me gjithe forcen. Kerkojme nga Policia e Shtetit dhe institucionet e hetimit te zbardhin sa me pare rrethanat dhe autoret e ketij krimi mbi perfaqesuesin e medias.
E konsiderojme kete akt, si ngjarjen me te rende kriminale te ndodhur ndaj nje gazetari dhe familjes se tij dhe presim pa humbur kohe zbulimin dhe venien para ligjit te autoreve te ketij krimi.
UGSH gjen rastin te shprehe shqetesimin publik per klimen e acaruar, konfliktuale dhe tendencat e pashembullta per politizim dhe akuza politike ndaj gazetareve dhe mediave te ndryshme.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Check Also

Plas sherri në lokal/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Një konflikt ka nisur mes të rinjve në një lokal të Korçës, ku situata mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − fifteen =