Home / Aktualitet / Deklarata idiote e KM

Deklarata idiote e KM

 Elvis HOXHA-

Deklarata më idiote e KM-së: Shteti sekret i bashkimit evropian na i dha vaksinën dhe do të na mbajë gjallë vetëm ngaqë keni KM Edi Ramën. Nuk e di se si arritëm deri te kjo gradë e idiotësisë. Por jo vetëm kaq. Është edhe ligësia që nuk ka fund. Pra, ne si njerëz nuk e meritojmë. Jemi me fat që lindi Rama këtej nga anët tonë. Falë Kristaqit që zbriti me karron e tij prej Olimpit. Së dyti. Shteti sekret, nuk është se i përket Evropës së Bashkuar dhe ndan ndonjë vlerë njerëzore. Jo. Atij nuk i plasi për ne. Ai e bën per Ramën. Ka dy mundësi. Ose Rama ka marrë vaksina vetëm për vete dhe ministrat e tij. Dhe në kete rast shteti sekret e ka bërë vërtet për Ramën. Ose duhet të imagjinojmë atë bisedë mes dy KM-ve, aty nga fundi kur ai KM sekret i thotë Ramës sonë: Po e bëj për ty, sepse nuk vlen t’i shpëtosh shqiptarët. Pra, nuk e di si arritëm deri këtu. Që gjatë diktaturës jetonim falë Enverit, këtë mund ta kuptoj, por që sot jetojmë falë Ramës, këtë nuk ma nxë radakja. Kjo frazë e Ramës duhet të mbetet në kujtesën tonë për me e kuptu një herë e mirë se fajin te ne nuk e kanë pushtuesit, por pandjeshmëria jonë absolute.

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =