Home / Aktualitet / Dedikimi i Ramës për të ëmën e ndjerë, emocionohet Arbana Osmani

Dedikimi i Ramës për të ëmën e ndjerë, emocionohet Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani është emocionuar me dedikimin që kryeministri Edi Rama ka bërë së fundmi për nënën e tij.

Ajo e ka shpërndarë postimin e Ramës në profilin e saj në Instagram, teksa shprehet se është një nga dedikimet më të bukura që ka lexuar ndonjëherë.

“Një nga dedikimet më të bukura që kam lexuar ndonjëherë për nënën”, shkruan Arbana, teksa riposton statusin e Ramës, që është si më poshtë:

Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara
***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit🙏

Aneta Rama u nda nga jeta ditën e Shtunë, në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e dha vetë kryeministri me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku u shpreh se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

Check Also

Pamje skandaloze/ Mësuesja në Shkodër bën gjeste të turpshme me nxënësin brenda shkollës

Një video skandaloze që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një nxënës që përgatitet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =