Home / Aktualitet / Debati që për pak përfundoi në sherr, çfarë e nxehu deputetin e opozitës parlamentare Halit Valteri

Debati që për pak përfundoi në sherr, çfarë e nxehu deputetin e opozitës parlamentare Halit Valteri

Debati i ashpër mes deputetëve Halit Valteri dhe Damian Gjiknuri jashtë sallës së parlamentit disa ditë më parë u komentua gjatë në media.

U desh të ndërhynte Garda për të shmangur ndonjë përplasje fizike mes tyre ndërkohë që ditën e sotme në “Kjo Javë” vetë Valteri sqaroi diskutimin mes tyre. Deputeti tha se këto situata të pakëndshme nuk është hera e parë që ndodhin në Parlament, ndërkohë që sqaroi se Gjiknuri e kishte kërcënuar duke i thënë: S’më njeh mua….

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Çfarë ne nuk pamë nga debati me Gjiknurin?

Halit Valteri: Këto janë sekuenca aspak të pakëndshme dhe nuk është hera e parë që ndodhin. PS me në krye Gjiknurin kanë bërë maksimumin për të bërë marrëveshje me opozitën jashtëparlamentare. Ishte një moment. Unë akuzova Gjiknurin për bashkëpunim me opozitën. Pasi mbarova fjalën në parlament më mori Gjiknuri dhe më tha s’më njeh mua… Unë jam aty prej një viti e gjysmë dhe s’jam marrë ndonjëherë me të.

Nisida Tufa: Nëse s’do ndërhynin çfarë do të ndodhte mes jush?

Halit Valteri: Do vetpërmbahesha… asgjë tjetër.

Nisida Tufa: Pse se çoni në prokuriori?

Halit Valteri: Jemi duke u marrë me këtë çështje. Kemi çuar katër dosje në SPAK dhe si deputetë kemi të drejtë të marrim info nga institucione dhe do denoncojmë persona që mendojmë se kanë abuzuar me tendera dhe një ndër këto është e dhe zotëria. Për pjesën kur e akuzoj për 100 milionë euro mund të më çojë në prokurori për shpifje. Pjesën tjetër nuk dua ta komentoj sepse ishte deklaratë kur isha i nxehur.

 

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =