FAVORITËT E EUROPIANIT- Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente.

Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin, nuk do e diskutojë kalimin e grupit. Franca është ekip me shumë kualitete dhe talente brenda. Nuk duhet nënverësuar në asnjë rast fanella, tradita. Fanella e gjermanëve është e rëndë. Dje më pëlqeu Hungaria, nuk e meritonte atë rezultat. E pësuan nga një gol aksidental.

Nuk mund të them që Portugalia e Ronaldos, ishte një skuadër që e komandoi lojën. Ngelet për tu parë akoma. Portugalia mbetet një skuadër që mund të shkojë lartë.

DASHURIA PËR ITALINË- Nuk është se jam ndonjë tifoz i zjarrtë i ndonjë skuadre në Europian. Shpresoj të bëjë mirë Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Kanë lojtarë shqiptarë. Ndeshjen e parë të Italisë e kam parë në stadium, ishte një ndeshje fantastike. Italia është pretendent serioz për të shkojë në finale. Ka bindje se do e prekë Uemblin.

Ky format nuk do të vazhdohet. Formati i ardhshëm do të jetë në një shtet si Gjermania. Dhe do të vazhdohet në 1 ose 2 shtete. Nuk i kemi ende kushtet dhe mundësitë. Është fat dhe sukses për Shqipërinë që do të organizojë finalen e Konferenc Ligë. Uroj që në Tiranë, të shikojmë një finale të skuadrave të mëdhaja.

MENDIMET ME EDI REJËN- Edhe Edi Reja e shikon një Itali ndryshe, jo si ajo e Botërorit të kaluar ku ngeli jashtë. Pas asaj disafate ka bërë. Sot mbase mund të jetë një skuadër ndryshe, mund të mjaftohet edhe me 1 pikë kundër Zvicrës. Zvicra ka më shumë nevojë për pikë. Italia ka trajner dhe lojtarë me eksperiencë. Zvicrës i duhet shumë punë për të kaluar grupin.

MANÇNI TE SHQIPËRIA NË TË ARDHMEN? Do të ishte luks, të kishim një trajner si Mançini në të ardhmen. Aq më shumë me atë që po i shton CV së tij me kombëtaren italiane.

KONTIGJENTI I SHQIPËRISË- Nuk është kollaj që të implementosh çdo gjë aq kollaj. Kemi një mbrojte shumë të mirë, në të njëjta nivele me Italinë. Repartet e tjera nuk i kemi në të njëjtët nivele.

KUSH E BINDI KUMBULLËN- Nuk është se Kumbulla ka refezuar ndonjëherë Shqipërinë, ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë dhe ka vazhduar normalisht me Kombëtaren. Është luks për ne të kemi futbollistë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj dhe Ismajli. Jemi me fat që i kemi.

KOMBËTARJA- Europiani është disi më i lehtë se Botërori, për t’u kualifikuar. Ka më shumë mundësi. Ne në edicionin e ardhshëm do të luajmë në Grupin B dhe është e sigurt që do të jemi në “Play-Off”. Duhet të marrim maksimumin ndaj Polonisë.

DËBUTIMI I MAQEDONISË- Nuk janë rastësisht aty, ka futbollistë të mirë në gjirin e saj, që luajnë në skuadra të rëndësishme. Ndaj Austrisë meritonte edhe një pikë. Uroj që të bëjë më shumë. Unë do të doja shumë që të ecte më shumë. Ka futbollistë shqiptarë dhe presidentin i FFM është shqiptar.

INCIDENTI ME ARNAUTOVIÇ- Kam parë diçka në rrjetet sociale. Nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë. Edhe nëse ka ndodhur ka qenë emocionale, nuk besoj se do e bënte me koshiencë. Gabim në gjaknxehtësi.

PARASHIKIMI- Është shumë vështirë të zgjedhësh një. Favoritët për mua janë Franca, Anglia dhe Italia.