Home / Aktualitet / Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka të mërkurën bëhet vendi i parë që pushon plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca pas lidhjes së saj të mundshme me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, raportuan disa media daneze të mërkurën, duke cituar burime të paemërtuara.

Sipas Reuters,  vendimi, i cili do të hiqte vaksinën në fjalë nga skema e vaksinimit të Danimarkës, mund të vonojë shtrirjen e vaksinave të vendit deri në katër javë, bazuar në deklaratat e mëparshme nga organet shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore daneze do të mbajnë një konferencë për media ku pritet të shpallin vendimin për të ndaluar përdorimin e vaksinës dhe të paraqesin një afat të ri për programin e vaksinimit të vendit.

Ndryshe, mbikëqyrësi i ilaçeve i Bashkimit Evropian tha javën e kaluar se kishte gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, por tha se rreziku i vdekjes nga COVID-19 ishte “shumë më i madh” sesa rreziku i vdekshmërisë nga efektet e rralla anësore.

Rregullatori, megjithatë, ua la shteteve të bënin vlerësimet e tyre të rrezikut dhe të vendosnin se si të administronin vaksinën bazuar në kushtet lokale që ndryshojnë shumë në të gjithë bllokun.

Danimarka, një vend me 5.8 milionë banorë, është në proces të rihapjes së shkollave, restoranteve, qendrave tregtare dhe aktiviteteve kulturore, pasi niveli ditor i infeksionit është ngadalësuar në 500-600 në ditë nga disa mijëra në dhjetor.

Drejtori danez i Autoritetit Shëndetësor Soren Brostrom tha muajin e kaluar se Danimarka “ndjek një parim paraprak” në lidhje me vaksinën AstraZeneca.

Ndryshe, Danimarka ishte vendi i parë që fillimisht pezulloi të gjithë përdorimin e vaksinës në mars për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe gjithashtu ka vendosur vaksinën Johnson&Johnson në pauzë në pritje të hetimeve të mëtejshme për një lidhje të mundshme me raste të rralla të mpiksjes së gjakut.

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + eighteen =