Home / Kryesore / Danimarka merr vendimin e “ashpër”, ndalon udhëtimet drejt Kosovës: Vend me rrezikshmëri…

Danimarka merr vendimin e “ashpër”, ndalon udhëtimet drejt Kosovës: Vend me rrezikshmëri…

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka udhëzuar qytetarët e saj se edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri më 31 gusht 2020.

Në njoftimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë thuhet se Kosova nga autoritetet daneze karakterizohet si vend me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19 dhe se pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhet të vet-izolohen për 14 ditë.

Në njoftim bëhet e ditur se kalimi transit lejohet në Danimarkë.

“Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë. Kalimi Transit lejohet në Danimarkë”

 

M.C

Check Also

Shifrat e fundit/ Ulet numri i rasteve te reja por shënohen më shumë viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =