Danimarka ka bllokuar përfundimisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Arsyeja lidhet me rastet e trombozës që paraqiten në veçanti tek moshat më të reja.

Vendimi i qeverisë në Kopenhagën do të bllokoi për disa javë fushatën e vaksinimit në atë vend.

Agjencia Europiane e Barnave, EMA, kishte pranuar javën e kaluar efektet e mundshme negative të vaksinës së krijuar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, por kishte vlerësuar që benefitet ishin më të mëdha sesa efektet negative.

Danimarka shndërrohet në vendin e parë që bllokon totalisht vaksinimin me AstraZeneca.