Home / Letersi / Dallëndyshet e Vjenës

Dallëndyshet e Vjenës

Avis Gjyshja/

Lexoj tek “Radi and Radi”, shkruar më herët nga i ndjeri Ferdinand Radi, për një ngjarje të treguar nga Lasgush Poradeci.
…….

“…at vit erdhi një dimër i parakohëshëm e shumë i egër..një dimër i pazakonte për vjenezët. Në të gjitha stacionet e radiove vjeneze cdo orë jepej lajmi:
– Qytetarë vjenezë! Dimri i parakohshëm ka ndaluar shtegëtimin e dallëndysheve… Ju lutemi, hapini dritaret që të hyjnë dallandyshet. Është turp i madh që ato ta humbasin jetën në qytetin tonë!”
-Ndodhi një çudi, një mrekulli e vërtetë… E tërë Vjena me atë dimër të parakohshëm, rrinte me dritare të hapura. Dhe radiot vjeneze vazhdonin: -“Qytetarë vjenezë. Dallandyshet e grumbulluara, vendosini nëpër kutia kartoni dhe i dorëzoni në pikat e grumbullimit më të afërta pranë banesave tuaja… Nxitoni qytetarë! Gjithë dallëndyshet e grumbulluara, do të nisen me një avion të posaçëm për në Misir!”
E gjithë Vjena vraponte si ndër ethe. Një lëvizje e mahnitëshme njerëzore..Burra, gra, pleq, fëmijë, vajza vraponin me kutia ndër duar pranë pikave të grumbullimit.. mes borës dhe të ftohtit, si radhë të gjata ushtarësh që prisnin urdhërin për të shkuar në front.. Nga e gjithë kjo ngjarje në Vjenë dhe rrotull saj ngordhën vetëm 7 dallëndyshe…!! Dhe për shtatë vjet radiot vjeneze s’pushuan së foluri për këtë fatkeqësi që i ndodhi qytetit të tyre….”
…………………………………………………………………
-Unë e rilexoj gjithmonë këtë..
Dhe mëndja më shkon mbrapsht tek zogjtë e jetës time… Tek kultura e ndjeshmëria vjeneze dhe ajo e vendit tim. Nga Vjena iknin e vinin dallëndyshe dhe njerëzit ju gëzoheshin ardhjeve e ju trishtoheshin ikjeve të tyre…
Kurse zogjtë tanë më kujtojnë gjysmagjelin e plakut të përrallës…
.. E pastaj edhe njerëzit do të ikin…..

Check Also

MOTIVI ATDHETAR NË POEZITË E LEFTER ÇIPËS

Idajet Jahaj/ (Duke rilexuar një nga librat e tij) Përmendim një strofë nga një vjershë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 7 =