Home / Aktualitet / Dalja e tezës së provimit të maturës, Nora Malaj: Faji i administratorëve

Dalja e tezës së provimit të maturës, Nora Malaj: Faji i administratorëve

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të Faxnews, ish-zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj, ka reaguar mbi daljen e tezës së provimit të maturës shtetërore  në lëndën e Gjuhë-Letërsisë, pak pas nisjes së testimit mëngjesin e sotëm.

Malaj thekson se ky fenomen i ndodhur shpeshherë në vendin tonë, duhet të çojë në ndryshimin e rregullores së maturës shtetërore, ku mos të ndëshkohet më vetëm nxënësi në rastin e shkeljeve, por të ndëshkohet dhe administratori që monitoron procesin.

Sipas ish-zv. ministres është e pamundur që një administrator të mos kuptojë që një nxënës po tenton të fotografojë tezën gjatë procesit të provimit.

Malaj këshillon certifikimin dhe trajnimin e administratorëve me qëllim që të zbatojnë me rigorozitet mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore.

“Të gjithë i drejtojmë sytë nga tjetri dhe nuk i drejtojmë nga vetja. Nuk ka mundësi që një administrator që ka 10 deri në 15 nxënës të mos e kuptojë çfarë po ndodh në klasë. Duket nxënësi që është i shqetësuar dhe po fotografon tezën për t’ia çuar dikujt.

Ndaj këtu duhet ndryshuar dhe rregullorja e maturës shtetërore, nuk duhet të ketë penalizime vetëm për nxënësit por duhe të ketë starndatizim për administratorët dhe mësuesit të cilët marrin përsipër këtë proces.

Kur marrim kategorinë e maturantëve që nesër do vijnë studentë, nuk duhet që ata të mësohen me marrjen e një gjëje të pamerituar, por të investojnë në dijet e tyre. Por që të investojnë në dijet e tyre, detyra e parë është e institucionit të Ministrisë së Arsimit që duhet të marrë përgjegjshmërinë maksimale, jam e bindur se tani ka ardhur momenti që të bëhet standartizimi i procesit të provimit dhe gjëra të tilla mos të ndodhin më.

Certifikimi i administratorëve të mos jetë thjeshtë marrja e mësuesve të zakonshëm për të mbikqyrur procesin, por të vendosen persona të trajnuar për këtë proces”, tha  Malaj.

Check Also

Koncerti i pakapshëm i Fuqive

Ideja nuk e humbet kurrë sharmin e saj. E megjithatë koha e saj duket se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 14 =