Home / Aktualitet / Dalin jashtë kontrollit shifrat e reja në Francë, mbi 30 mijë të infektuar në ditë

Dalin jashtë kontrollit shifrat e reja në Francë, mbi 30 mijë të infektuar në ditë

Në 24 orët e fundit në Francë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19.

Mësohet se sot në Francë janë konfirmuar 30,621 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, në 24 orë, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 88 qytetarë. Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.

Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”

Lajmi vjen në një kohë kur edhe në shumë shtete të tjera të Evropës janë regjistruar shifra rekord ditore.

Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda janë mes shteteve që vendosën rekorde të reja individuale pasi regjistruan mijëra raste të reja me COVID-19.

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 1 =