Home / Kryesore / Daçiq: Gjasat që Thaçi të arrestohet, 99 për qind

Daçiq: Gjasat që Thaçi të arrestohet, 99 për qind

Në Hagë po paralajmërohet arrestimi i Hashim Thaçit, ka deklaruar të hënën mbrëma ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka theksuar se gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë “99 për qind”.

Daçiq, në një intervistë në televizionin serb, “Happy TV” ka thënë se Thaçi e ka ditur se çfarë po ndodh dhe se Specialja nuk do të tregojë nëse aktakuza kundër tij është konfirmuar apo jo.

“Nëse ai (Thaçi) do të dënohet apo jo, këtë gjë nuk e di. Por, gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë 99 për qind”, ka thënë Daçiqi.

Ai ka theksuar se Serbia nuk duhet “të mburret me këtë gjë, por të kërkojnë shtëpi”.

“Ne duhet të mësojmë prej hebrenjve… ta identifikojmë secilën viktimë, të kujtojmë, thjeshtë kjo të jetë dhimbja jonë që bartet nga brezi në brez”, ka theksuar Daçiqi.

Check Also

“La Niña”, fenomeni mbi Oqeanin Paqësorë që do të ndryshojë motin, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

Një ngjarje e moderuar deri në e fortë e motit, e quajtur “La Niña” është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − two =