Home / Kryesore / Covidi nuk pyet për moshë! Humbi ndjenjat, 9-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

Covidi nuk pyet për moshë! Humbi ndjenjat, 9-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

Një fëmijë i vogël i moshës 9-vjeçare, po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv në Patra të Greqisë, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Vogëlushi u shoqërua në spital pasi i ra të fikët në mënyrë të papritur, pas kryerjes së analizave dhe tamponit mjekët kuptuan se ai ishte i prekur me virusin Covid-19.

Sipas informacioneve të publkikuara nga mediat greke, pozitive dhe në kujdes intensive gjendet dhe e ëma e 9-vjeçarit.

Sipas të njëjtave burime, familja duket se e ka marrë virusin nga fëmija i tyre i dytë i cili ishte infektuar nga mësuesi i tij në shkollë./Fax Web

Check Also

Moti, 26 shkurt 2021

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu në veri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − five =