Home / Aktualitet / Covidi çon në kolaps institucionet arsimore në Fier/ Mbyllen kopshtet dhe çerdhet, mësuesit e nxënësit në karantinë

Covidi çon në kolaps institucionet arsimore në Fier/ Mbyllen kopshtet dhe çerdhet, mësuesit e nxënësit në karantinë

Shifrat e vendosin Fierin mes 3 qarqeve në vend për numrin e lartë të infektimeve me covid19. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, Fieri numëron 916 persona të infektuar me Covid ndërkohë që virusi ka hyrë edhe në institucionet arsimore dhe në sektorë të ndryshëm publik.

Vetëm në kopshte dhe çerdhe numërohen 15 edukatore, të cilët kanë shfaqur  simptoma ndërkohë 3 kanë dalë pozitive si dhe 3 sanitare dhe një kuzhiniere, raprton gazetarja e Faxnews, Fatmira Bajramaj

Për shkakt të infektimeve të larta është mbyllur çerdhja nr 1, kopshti nr 3 dhe 4 në Fier.

Sipas drejtoreshës së qendrës ekonomike të arsimit Fier, Elisabeta Ikonomi shprehet se pjesa më e madhe e stafit janë të karantinuar në shtëpi .

Ndërkohë edhe në shkollat e Fierit, përmasat e infektimit nga covid-19 janë të larta, ku statisitkat për 10 ditët e fundit janë infektuar 15 mësues dhe 10 nxënës të cilët janë në karantinë.

Check Also

Koha e mbrapshtë!

Nga skulptori Vladimir LLAKAJ- Për artin ka kohë që ka filluar koha e mbrapsht ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 8 =