Home / Bota / Covid nuk ndalet, i merr jetën kongresmenit të njohur amerikan

Covid nuk ndalet, i merr jetën kongresmenit të njohur amerikan

Ligjvënësi republikan nga Teksasi, Ron Wright, ka vdekur pasi ishte pranuar në spital shkaku i infektimit me coronavirus, njoftoi zyra e tij.

“Kongresmeni Ron Wright vdiq paqësisht në moshën 67 vjeçare më 7 shkurt 2021. Gruaja e tij, Susan ishte pranë tij dhe tani është në praninë e Zotit dhe Shpëtimtarit të tyre”, shkruan në deklaratë, raporton cnn.

“Gjatë dy javëve të kaluara, Ron dhe Susan ishin duke u shëruar në Spitalin Baylor në Dallas pasi kishin kontraktuar me COVID-19”, shkruan më tutje.

“Unë jam duke përjetuar simptoma të vogla, por në përgjithësi, ndihem në rregull dhe do të vazhdoj të punoj për njerëzit e Rrethi i 6-të nga shtëpia këtë javë”, kishte pohuar atëbotë i ndjeri.

Deklarata të hënën vuri në dukje se Wright gjithashtu ka luftuar me kancerin “Gjatë viteve të fundit, Kongresmeni Wright kishte mbajtur një orar rigoroz të punës ndërsa po trajtohej edhe nga kanceri”.

Check Also

TRAGJIKE/ Koronavirusi i merr jetën studentes 22 vjeçare, ishte e intubuar në Infektiv

Koronavirusi ka shkaktuar një tjetër viktimë në moshë shumë të re në vendin tonë. Sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − five =